fbpx

Bie numri i familjeve me asistencë sociale

nga Revista Kosovarja

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka bërë të ditur se ka rënie të numrit të familjeve përfituese nga skema sociale.

Krahasuar me muajin maj të vitit të kaluar ka një rënie prej 16.3 përqind.

Rënie, sipas raportit ka edhe në numrin e anëtarëve të familjeve përfituese për 16.2 përqind.

“Në muajin maj 2023 nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 21 312 familje me gjithsej 84 249 anëtarë , ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak që ishte 25 482 familje me gjithsej 100 608 anëtarë, vërehet një rënie e numrit të familjeve përfituese nga kjo skemë për 4 170 apo shprehur në përqindje 16,3% si dhe rënie e numrit të anëtarëve të familjeve përfituese nga kjo skemë për 16 359 apo shprehur në përqindje 16,2%.”, thuhet në raportin e ASK-së.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]