Aplikacioni Whatsapp, Instagram, Mesenger dhe Facebook nuk punojnë prej disa minutash.
Të shumtë janë përdoruesit të cilët thonë se nuk mund të komunikojnë dot nëpërmjet këtyre aplikacioneve ndërsa ende është e paqartë arsyeja e këtij bllokimi.
Instagram thotë se ka një gabim serveri ndërsa Facebook gjithashtu thotë se ka një gabim për përdoruesit që përpiqen të identifikohen.
Rreth 78 përqind e përdoruesve raportojnë se kanë probleme me faqen e parë të facebook, ndërsa të paktën 24 mijë përdorues në Mbretërinë e bashkuar thonë se nuk përdorin dot Whatsapp.
Një nga përdoruesit ka shkruar: “WhatsApp, Facebook dhe Instagram kanë rënë të gjithë – të pasurit e monopoleve duket ide e keqe ”
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ka të tilla probleme me disa nga aplikacionet më të përdorura në botë.