fbpx

Big Brother Radio, ja kush u shpall fitues

nga Revista Kosovarja

Banorët kishin mundësi gjatë javës të moderonin një emision radiofonik. Ata u ndanë në tre grupe, ku secili grup kishte dy moderatorë dhe dy të ftuar.

Gjatë emisionit ata trajtuan tema të ndryshme, sa i përket debateve që janë zhvilluar në shtëpi gjatë kësaj kohe.

Bledi: Aty kishte mallkime, kërcënime, sharje. Nuk përbën më lajm.

Luizi: O gjyshi, ku ishin mallkimet dhe kërcënimet?

Bledi: Kur flisni ju, nuk përbëni më lajm. Keni intimidime, sharje dhe fyerje. Unë e vura re dje. Kur fituam çmimin që u përqafuam tha Efi ua u përqafuan këta. A thua, çudi e madhe. Përqafohuni mo njerëz. Ky Big Brother shpresoj të të bëjë më të mirë. Këshillë nga gjyshi.

Efi: Flet ky njeri për ofendimet, kur ka ofenduar vetë. Lëreni more.

Bledi: Tregoni vetëvetjen.

Qetsori: A mund ta dijmë se kush fitoi.

Grupi fitues janë Bledi, Qetsori, Nita dhe Keisi dhe ata fituan nga 500 euro secili.

Qetsori: Luizi e ka bërë me qëllim, që Dean dhe Kristin nuk i do në finale, por më do mua.

Efi: Edhe unë, me kaq sa shoh deri tani, këto emra shohim finalistë.

Elvisi: Luizi, Efi, Qetsori dhe Nita mendoj se do jenë finalistë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]