fbpx

Big Brother VIP Kosova 4 po vjen

nga Revista Kosovarja

Drejtuesi i programit, Alaudin Hamiti dhe producentja Olsa Muhameti, kanë dhënë një lajm të rëndësishëm rreth Big Brother VIP Kosova 4.

Derisa ndodhen në një konferencë për këtë format në Gjermani, ata kanë ndarë edhe lajmin e bukur.

Dyshja zbuluan se edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova do të vijë së shpejti, por ka akoma koha për detaje.

“Big Brother VIP Kosova 4 po vjen, do të ketë shumë inovacione dhe vetëm risi”, theksoi Alaudini.

Ndërsa sa i përket konferencës, Muhameti tha: “Është emocionuese fakti se si Kosova është trajtuar në këtë konferencë, pra Kosova një shtet i vogël që ka bërë një punë të madhe përmes Big Brotherit dhe përmes këtij formati kaq të jashtëzakonshëm reality është përmendur që të prezantohet kaq dinjitoze te shtetet e tjera”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]