Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Bilanci total i koronavirusit për secilën komunë të Kosovës

nga Revista Kosovarja

Dje në Kosovë janë konfirmuar edhe 152 raste të reja me koronavirus, duke e çuar kështu në 3 mijë e 508 numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga 13 marsi kur edhe u konfirmuan rastet e para.

Mbi artikull

Nga ky numër, 1 mijë e 902 janë shëruar, kurse 75 të tjerë kanë vdekur.

Kështu, numri i rasteve aktive në vend është 1 mijë e 531.

Komuna më e prekur nga ky virus është Prishtina, me gjithsej 900 raste, 6 prej tyre kanë humbur betejën.

Moneytizer Paragrafi 4

Pastaj vjen Komuna e Vushtrrisë, në të cilën nga 13 marsi janë konfirmuar gjithsej 374 të infektuar, 6 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

Komuna e tretë për nga numri i rasteve pozitive, Prizreni, ka numrin më të madh të të vdekurve nga COVID-19, gjithsej 13 viktima, ndërsa ka 335 raste të konfirmuara pozitive.

Më poshtë gjeni tabelën me të dhënat për numrin e rasteve pozitive dhe viktimave për secilën komunë të Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]