fbpx

Bill Gates kishte bërë marrëveshje me gruan që t’i kalonte pushimet me ish-të dashurën

nga Revista Kosovarja

Pjesë befasuese në marrëveshjen e martesës mes Bill dhe Melinda Gates, ishte pajtimi që ai t’i kalonte pushimet me ishin e tij.

Por, pas 27 vitesh martesë, dyshja njoftuan divorcin e tyre në një deklaratë në rrjete sociale të hënën, duke thënë se ata “nuk besojnë më se mund të vazhdojmë së bashku si çift në këtë fazë të ardhshme të jetës sonë” por “do të vazhdojnë punën së bashku” në Fondacioni Bill & Melinda Gates”.

Dokumentet gjyqësore të marra nga “Peple” treguan se Melinda, 56 vjeçe, bëri kërkesë për divorc dhe deklaroi në kërkesë që martesa e tyre ishte “prishur në mënyrë të pakthyeshme”.

Dokumentet e gjykatës zbuluan gjithashtu se çifti nuk kanë një marrëveshje para martese, por përkundrazi do të ndajnë pasuritë e tyre sipas një marrëveshjeje ndarjeje.

Nuk do të jetë detyrë e thjeshtë, pasi Bill, 65 vjeç dhe jeta e Melindës kanë qenë të ndërthurura kaq ngushtë që nga fillimi i marrëdhënies së tyre.

Cilat janë aspektet më të çuditshme të rrugëtimit të tyre bashkë?

Bill bëri pushime vjetore me ish-të dashurën e tij

Para se ai të takohej me Melindën, pasi ajo u bashkua me Microsoft si menaxhere e produkteve më 1987, Bill kishte qenë në lidhje me Ann Winblad, një sipërmarrëse softuerësh dhe kapitaliste sipërmarrjesh, sipas Time.

Ai zhvilloi një lidhje kaq të fortë me Winblad sa Bill u sigurua që ta mbante atë në jetën e tij pasi u ndanë më 1987.

“Edhe tani, Gates ka një marrëveshje me gruan e tij që ai dhe Winblad të mbajnë gjallë një traditë pushimesh,” raportoi Walter Isaacson në rrëfimin e tij në Time 1997 mbi jetën dhe karrierën e Bill.

“Çdo pranverë, ashtu siç kanë bërë për më shumë se një dekadë, Gates kalon një fundjavë të gjatë me Winblad në vilën e saj në plazh në Karolinën e Veriut”, u shpreh ai.

Winblad shtoi tek Time: “Ne ndajmë mendimet tona për botën dhe vetveten. Dhe ne mrekullohemi se si, si dy të rinj, arritëm një aventurë të madhe në skajet e një industrie pak të njohur dhe na çoi në qendër të një universi të mahnitshëm “.

Melinda e refuzoi Billin kur e pyeti për herë të parë në takim

Ai mund të jetë nga burrat më të suksesshëm në planet, por Melinda tha se ajo ishte më pak e impresionuar kur miliarderi i Microsoft e kërkoi atë për herë të parë.

“Kur Bill më pyeti për herë të parë, ai më tha,” Po mendoja se mbase mund të dilnim dy javë nga sonte”,kujton Melinda në një postim në Facebook më 2015. “Unë i thashë që ai nuk ishte aq spontan sa për mua.”

Por, Bill nuk ishte gati të hiqte dorë.

“Ai më thirri një orë më vonë për të sugjeruar që të mblidheshim atë natë,” shkroi Melinda në postim. “Ai pyeti: ‘A është mjaft spontane për ju?’”

Në fund të fundit doli të jetë e mjaftueshme për Melindën, e cila bëri shaka në një postim në Instagram të vitit 2019 se Bill që nga ai vit “u bë pak më spontan ndër vite”.

Bill renditi gjërat pro dhe kundër martesës me Melindën, para se t’i propozonte

Për shkak se ai ishte aq i zënë me drejtimin e Microsoft, Bill fillimisht nuk ishte i sigurt nëse lidhja e e kurorëzimit ishte për të.

Çifti u hap në lidhje me dilemën në serialin Netflix më 2019 “Inside Bill’s Brain”, ku Melinda zbuloi se ajo ndiqte të dashurin e saj të atëhershëm duke bërë një listë pro dhe kundër nëse do të martohej me të.

“Unë e mora idenë e martesës shumë seriozisht,” shpjegoi Bill në dokumentar. “E dini, ne u kujdesëm shumë për njëri-tjetrin dhe kishte vetëm dy mundësi: ose, do të ndaheshim ose do të martoheshim.”

Melinda shtoi: “Bill dëshironte të martohej, por ai nuk e dinte nëse ai në të vërtetë mund t’i përkushtohej kësaj dhe të kishte Microsoft”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]