fbpx

Biskota festive me gjalpë, mirë e shpejtë

nga Revista Kosovarja

Përveçse shumë të shijshme për t’u ngrënë, biskotat e festave janë një argëtim më vete për fëmijët.

Kujdesuni që të përdorni ngjyrues natyralë dhe gëzojuni festave!

Aroma e biskotave do të jetë e shkëlqyer!

Përbërësit:
* 90 g gjalpë I butë si krem
* 100 g sheqer
* 1 kokërr vezë
* 1 majë thike kripë
* 1/2 lugë e vogël me sodë për ëmbëlsira
* 200 g miell
* pak kanellë sipas dëshirës

Për glasenë sipër duhet:
* 150 g sheqer pluhur
* 2-3 lugë lëng limoni ose portokalli

Për glasenë:
Në një tas, hedhim sheqerin duke e kaluar në sitë dhe shtojmë pjesë-pjesë lëngun e limonit derisa të shohim që përftohet një krem që hapet lehtësisht. Shtojmë ngjyrues ushqimor sipas dëshirës dhe pasi ta përziejmë mirë, lyejmë menjëherë biskotat me të. I lëmë ato të thahen në temperature ambienti për të paktën 7/8 orë dhe i ruajmë për një javë në një kuti me kapak.

Përgatitja:

1.Në një tas, hedhim miellin dhe sodën me sitë, më pas kripën dhe i përziejmë me lugë druri e i lëmë mënjanë.
2.Me rrahësin elektrik të vezëve ose në robot, përziejmë për 5 minuta gjalpin dhe sheqerin. Shtojmë vezën, kanellën dhe pjesëpjesë edhe përzierjen e miellit, pa ndërprerë përzierjen e tyre.
3.Marrim brumin, e lyejmë me pak miell sipër, e mbështjellim me plastmasë kuzhine dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për 1 orë ose edhe më shumë, nëse keni kohë (mund të ruhet në frigorifer deri në 3 ditë). Ndezim furrën në temperaturën 180°C.
4.Pasi brumi ka pushuar në frigorifer, marrim pjesë të vogla prej tij dhe duke përdorur pak miell i hapim me petës, me trashësi jo më pak se 5 mm. I japim formën që dëshirojmë dhe i vëmë në tavë ku kemi shtruar letër pjekjeje. I pjekim për 8-13 minuta ose derisa të shohim që kanë marrë ngjyrë anash, ndërsa në mes janë ende të bardha. I heqim dhe i lëmë të ftohen në tavë, sepse kur janë të nxehta janë shumë delikate.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]