Edhe nëse s’ia thoni fare gatimit, gjasat që të gaboni me këtë recetë janë të pakta. Ju duhen vetëm 3 përbërës bazë: Gjalp, sheqer dhe miell.
Receta nuk ka përmasa fikse, prandaj bëni një llogaritje të përafërt të përbërësve, sipas sasisë që doni të bëni.
– Rrihni së bashku tre përbërësit deri sa të formohet një masë brumi homogjene.
– Formoni toptha të vegjël, dhe lyejini me sheqer. Më pas shtrijini duke i shtypur me një gotë ose lugë.
– Piqini derisa të kenë marrë ngjyrë.
– Lërini të pushojnë 10-15 minuta para se t’i konsumoni.
Këto biskota mund t’i bëni vetëm me 3
* Mund t’i shtoni sprinkles për dekor, apo ekstrakt vaniljeje gjatë gatimit. Shoqërojini si të dëshironi. Kaq e thjeshtë!