fbpx

Bislimi pas njoftimit për reduktimin e Policisë në Veri, ia përmend BE’së punën e sanksioneve

nga Revista Kosovarja

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se janë duke e respektuar Marrëveshjen e Bratislavës me Bashkimin Evropian, teksa ka treguar për reduktimin e mëtejmë forcave të Policisë së Kosovë për 25 për qind rreth komunave veriore, gjë që do të vazhdojë nesër.

Këtë të enjten e ka konfirmuar edhe Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme të cilit postimin në Twitter ia shpërndau Bislimi dhe dha sqarime për këtë proces.

”Pas Marrëveshjes së Bratislavës, ka një proces të besueshëm drejt de-përshkallëzimit. Situata është e qetë tash e disa javë – konfirmuan dje bashkërisht PK-ja, KFOR-i dhe EULEX-i.Kosova po respekton plotësisht angazhimet e saj nga arrng. & beson se pala tjetër do të bëjë të njëjtën gjë”, ka thënë ai.

Bislimi thotë se masat e BE-së janë të përkohshme e të kthyeshme, duke nënkuptuar se këto veprime të Qeverisë në planin e deskalimit do të ndikojnë në largimin e atyre masave.

”Marrëveshja e 10 korrikut është ndërmjet BE-së dhe Kosovës dhe ka për qëllim të zbatojë deklaratën e BE27 nga 3 qershori. Masat e BE-së kundër Republikës së Kosovës deklarohen të përkohshme, të kthyeshme dhe në varësi të një përkushtimi të besueshëm për deeskalim”, ka thënë ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]