134
Bitcoin arriti një rekord të ri rekord prej rreth 50 mijë dollarësh, pasi disa nga kompanitë kryesore Fortune500 i dhanë mbështetje kriptovalutës.
Sipas CoinMarketCap, kjo kriptovalutë u tregtua me 49,708.58 dollarë, ku arriti çmimin më të lartë të të gjitha kohërave.
Kriptovaluta është rritur pasi disa kompani si Tesla, MasterCard dhe BNY Mellon i dhanë mbështetje.
Ditë më parë, Tesla kishte blerë 1.5 miliard dollarë në vlerë të Bitcoinit dhe tha se së shpejti do të pranonte pagesa në këtë monedhë.