Sot anëtari i kryesisë Bekim Borovci i shoqëruar nga Faton Blakqori, përfaqësues të UNION-it u mirëpritën nga Amabsadori i Republikës së Kosovës në Berlin, z. Faruk Ajeti.
Temat e bisedimeve gjatë takimit ishin ekonomia e Kosovës dhe ndërtimi i lidhjeve të vazhdueshme me tregun gjerman. Ambasadori z.Ajeti falenderoi kontributin e bizneseve shqiptare në Gjermani në fushën e investimeve në Kosovë, të cilat kontribuojnë në ngritjen e zhvillimit të ekonomisë, promovimit dhe plasimit të produkteve dhe shërbimeve nga Kosova në Gjermani.
Bekim Borovci përcjelli nga UNION-i respektet e Kryetarit, Nazmi Viqa, faleminderimet për inciativën nga Amabsadori për kontaktin dhe shtjellimet e temave ekonomike të përbashkëta me bizneset në Gjermani me peshë të veçantë për zhvillimin e Kosovës.