fbpx

Biznesmeni shqiptar humb jetën nga COVID, këngëtarja e njohur reagon e trishtuar: Na këpute shpirtin!

nga Revista Kosovarja

Covid i ka marrë jetën në një moshë të re biznesmenit shqiptar nga Kosova, Faton Hoti. Lajmi u dha fillimisht nga deputetët e Kuvendit të Kosovës në rrjetet sociale, të cilët kanë pasur njohje me të ndjerin.

Deputeti Sami Lushtaku ka shkruar në rrjetet sociale se Fatoni ishte një djalë i mirë dhe shumë i respektueshëm dhe se do të mbahet mend gjithmonë si i tillë.

“I trishtë është lajmi për vdekjen e hershme të afaristit nga Skenderaj, Faton Hoti. Fatoni ishte djalë shumë i respektueshëm e punëtor i madh. Kishte natyrë të hareshme e mirësjellje me të gjithë. Të tillë do ta kujtojmë gjithmonë. Në këto momente të rënda, u dërgoj ngushëllimet me të thella familjes Hoti, shoqërisë e dashamirëve. U prehtë në paqe!”, shkruan Lushtaku.

Po ashtu edhe këngëtarja Leonora Jakupi është shprehur tepër e trishtuar për këtë lajm të hidhur. Ajo ka zbuluar se me Faton Hotin ka qenë dikur në të njëjtën klasë.

“Ahh Faton shoku im i klasës na e këpute shpirtin. Ishe pika e djalit bre Faton”, shkruan Leonora në një postim.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]