fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Blendi Fevziu “injoron” shumicën e shqiptarëve, ja si i quan ata që shohin Big Brother Vip

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Showbiz
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

As Blendi Fevizu nuk shpëtoi pa u pyetur për BBV. Gazetari foli në “Të Paekspozuarit” për fenomenin e momentit dhe çfarë e bëb publikun kaq të fiksuar pas tij.

Gazetari dhe shkrimtari theksoi se nuk e sheh “Big Brother”, madje nuk e njeh fare si koncept, pasi nuk e ka parë kurrë dhe as nuk e di si funksionon. Kur ka kohë të lirë, Blendi tha se lexon libra, udhëton, apo sheh ndonjë dokumentar, por ama, ka një mendim se pse shqiptarët janë përfshirë në një “histeri” të madhe për këtë format.

“Ne kemi një problem tjetër që është më i madh, pasi edhe në botë ka pasur momente të tilla, me formate të ngjashme që janë kalimtare. Problemi më i madh që kemi ne sot, 33 vite pas rrëzimit të komunizmit është keqkuptimi i madh që kemi në raport me arsimin”, thotë Blendi.

Ai bëri edhe një krahasim mes mbretërisë dhe qeverisjes së Ahmet Zogut, sistemit totalitar e komunist dhe atij të tanishëm, duke iu referuar shkollës, mësuesve dhe vetë nxënësve.“Në vitet e komunizmit, kishte një sistem hierarkik të shkollës. Një njeri i shkolluar konsiderohej një njeri me një rang të caktuar shoqëror. Një nxënës i mirë, ishte nxënës i mirë, pavarësisht se kishte biografi të keqe ose jo”, vijoi gazetari dhe shkrimtari.Më tej, shtoi:“Prindërit, që kur të rrisnin të thoshin të bëheshe me shkollë sepse shkolla është shpëtim. Po iki nga vitet e komunizmit, po shkoj që në fillim të viteve 1900. Mësuesi ishte personazhi më i rëndësishëm i çdo fshati të Shqipërisë…Ky ishte kulti i arsimit që shqiptarët e krijuan, të cilin Ahmet Zogu filloi ta materializonte përmes shkollave më të mira”, tha ai.

Blendi shtoi edhe shembuj konkretë të ndërveprimit të tij me të rinjtë në institucioneve arsimore.“Pas viteve 1990, u përmbys kjo hierarki, për fat të keq. Ne krijuam një shoqëri që ka një ndër sistemet arsimore më jo cilësorë në rajon, nuk kemi vlerë të shkollës”, u shpreh Fevziu, duke treguar edhe përvojën e tij nga takimet me nxënësit.

“Ajo që më bie në sy (nga takimet me nxënësit e gjimnazeve apo universiteteve) është se ka nxënës të mirë, sidomos nxënës të shkollave të mesme, por këta nisen jashtë. Pjesa tjetër e të rinjve kanë si model njerëzit e botës së krimit…Kur ti sheh se këta persona i konsiderojnë njerëz të zotë, (ndërkohë që ai) është i zoti në shkeljen e ligjit dhe kjo zotësi nuk ka funksionuar në botë, sepse bota nuk do të ishte kjo. Nuk ka asnjë vend në botë ku dominon pjesa e keqe mbi të mirën dhe ky vend është i zhvilluar. Kështu që, në këtë aspekt, ne kemi një problem thelbësor me shkollimin, me mënyrën se si po e ndërtojmë të ardhmen e fëmijëve tanë dhe nga ana tjetër, ne kemi një përgjegjësi të madhe për produktin e një shoqërie, që të paktën unë vetë e kam menduar para 30 viteve”, tha ai, duke theksuar se arsyeja kryesore se njerëzit “shpenzojnë” kohën duke parë “Big Brother” dhe formate të ngjashme, për shkak të nivelit të ulët të arsimit.


Etiketa: Blendi FevziuBig Brother Albania VIP

POSTIME TË NGJASHME

Showbiz

Gjiko kërkon ndihmë në Instagram

4 orë më parë
Showbiz

A do të jetë Jonida moderatore e BB VIP Kosova edhe në edicionin e dytë?

5 orë më parë
Showbiz

Albin Kurti pyetet se çfarë mendimi ka për Luiz Ejllin

5 orë më parë
Showbiz

Kështu e ka emrin në vesh Liberta Spahiu

5 orë më parë
Showbiz

Fjolla Morina i dërgon zemra Medes

5 orë më parë
Showbiz

Elita Rudi përfundon në spital

6 orë më parë
Postimi tjetër

Luizi fillon i puth këmbët Kiarës, veprimi i moderatores do t’ju habit

Fillon takimi Kurti-Erdogan

Është përbuzëse të flasësh me SH: Mbresa përplaset me Artën

TË FUNDIT

Pesë këshilla që të bëni gjumë më të mirë këtë Ramazan

9 minuta më parë

Agjërimi mund të ndikojë në gjumin tuaj gjatë Ramazanit, veçanërisht duke ndikuar në gjumin REM ose gjumin e thellë –...

10 ushqime për të parandaluar lodhjen gjatë ditës në Ramazan

38 minuta më parë

Gjatë muajit të Ramazanit, muslimanët përmbahen nga ngrënia dhe pirja nga agimi deri në muzg. Rituali islamik mund të jetë...

Arsyet e pranuara për mosagjërim dhe zëvendësimi i tjetrit në agjërim

2 orë më parë

Arsyet e pranuara për mosagjërim janë 2 llojesh: - Arsyet e obliguara për mosagjërim; - Arsyet e lejuara për mosagjërim....

Kush janë të privuarit në Ramazan?

3 orë më parë

Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Dëshmojmë se nuk ka hyjni...

Horoskopi ditor, e enjte 30 mars 2023

4 orë më parë

Dashi Jeni të vendosur dhe të motivuar për të realizuar projektin tuaj. Kjo e enjte ka një fillim të mbarë,...

Pesë substancat që krijojnë më së shumti varshmëri

4 orë më parë

Cilat janë drogat që krijojnë më së shumti varshmëri në botë? Pyetja mund të duket e thjeshtë, por përgjigja varet...

MË TË LEXUARAT

Rosalia dhe Rauw po martohen

Shkencëtarët zbulojnë një vrimë të zezë 30 miliardë herë më të madhe se Dielli

Kush janë të privuarit në Ramazan?

Aktori i famshëm mbledh para për të blerë drone në ndihmë të ushtrisë ukrainase

Zbulohet vëllai i “panjohur” i Gerard Pique dhe marrëdhënia e tyre

10 ushqime për të parandaluar lodhjen gjatë ditës në Ramazan

Vrasja e rojes në Top Channel, Jonida Vokshi: Trishtim

Kah po shkon Ramush Haradinaj?

Vrasja në Top Channel, pamje nga vendi i ngjarjes

Studiuesit zbulojnë çfarë ndodh nëse hani një grusht arra në ditë

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]rja-ks.com
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist