Në Flawil, në kantonin e St. Gallen-it, një sallon në adresën Rösslistrasse 13 është bërë simbol i pasionit, punës së palodhur dhe ëndrrave të realizuara. Blendi‘s Barbershop, është salloni i Blendan Bajraj, 24 vjeçarit kosovar, i lindur e i rritur në St. Gallen, i cili e ka kthyer ëndrrën e fëmijërisë në realitet.
Frymëzimi për Blendanin nuk erdhi rastësisht. Që në moshën 12-vjeçare, ai nisi të mësonte zanatin e frizerit, duke u ndikuar nga prindërit e tij, edhe ata profesionistë në të njëjtin drejtim.
Blendani, i falenderohet Zotit dhe prindërve për çdo sukses e arritje në jetë, duke thënë se është krenar për rrugëtimin e deri tanishëm. Gjithashtu, thotë se është falenderues edhe ndaj shokëve për mbështetjen.
Sot, me një sallon të tijin dhe një emër që po bëhet gjithnjë e më i njohur, Blendani ka punuar edhe me figura të njohura si DJ Gimi O dhe Enzino, duke dëshmuar se puna dhe pasioni i sinqertë sjellin rezultate. Por ajo që e veçon më shumë është zemra që i jep çdo prerjeje dhe stili, duke u treguar një profesionist në rritje të vazhdueshme, si për veten, ashtu edhe për klientët që i besojnë pamjen e tyre.
Për të pasur një biznes në një vend të huaj, Blendani nuk e fsheh sfidën:
“Të kesh një biznes në një shtet të huaj nuk është aspak e lehtë. Kërkon guxim, përkushtim, dhe mbi të gjitha besim në vetvete. Nëse nuk i ke këto, atëherë duhet të jesh i gatshëm të mos heqësh dorë dhe të ecësh përpara, pa u ndalur.”
Me një stil unik dhe qëndrim të vendosur, Blendan Bajraj është shembulli ideal i një të riu që ka ditur të marrë më të mirën nga tradita familjare, për ta kthyer në një markë personale në zemër të Zvicrës.
Adresa: Sallon Blendan Bajraj, Rösslistrasse 13, Flawil, SG