fbpx

Bleona Qereti po i futet politikës në Amerikë?

nga Revista Kosovarja

Gjatë ditës së sotme janë zbuluar emrat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së në Kuvendin e Sali Berishës.

Në mesin e emrave ka fytyra të ndryshme publike shqiptare si Arben Imami, Aleksandër Biberaj, Ardian Isufi, Bujar Kapexhiu, Dasho Aliko, mjeku Ilir Alimehmeti, Glauk Olldashi, Julian Deda.

Siç raporton ABC News, edhe këngëtarja, Bleona Qereti është në mesin e këtyre emrave të kandidatëve.

Kujtojmë se ditën e nesërme Komisioni i Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha do të zhvillojë Kuvendin Kombëtar për zgjedhjen e strukturave të reja, kryesore Këshilli Kombëtar.

Ndërsa, artistja ka bërë edhe një postim në Instagram ku bashkangjitur me një fotografi të profilit të saj ka shkruar se nëse do ti shërbente një qeverie ajo do të ishte vetëm e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por, si qëndron e vërteta mbetet të shihet.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by B L E O N A (@bleona)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]