fbpx

Blerina Kllokoqi – Rugova voton në zgjedhjet lokale në Shqipëri

nga Revista Kosovarja

Stilistja e njohur nga Kosova, Blerina Kllokoqi – Rugova, ka votuar sot (e diel) në zgjedhjet lokale që janë mbajtur në Shqipëri.

Ajo dhe familja Rugova votuan në Tiranë, si përfitues të pasaportës shqiptare të cilën e morën në posedim vitin e kaluar.

Nusja e presidentit historik Ibrahim Rugova, publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi, duke treguar lumturinë e saj në mundësinë për të votuar për herë të parë në Shqipëri.

“Vota ime e parë si shtetase e Republikës së Shqipërisë. Suksese”, shkroi stilistja Kllokoqi – Rugova në mbishkrimin e fotografive.

Blerina përndryshe është bashkëshortja e djalit të madh të Ibragim Rugovës, Mendimit.

Ndërkohë edhe motra e saj, Blerta, është e martuar me djalin e dytë të familjes, Ukë Rugovën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]