fbpx

Blerina Matraku : Kam dashur të krijoj familje, por gjithmonë jam tradhtuar …

nga Revista Kosovarja

Blerina Matraku ka zbuluar detaje nga jeta e saj personale, këngëtarja shqiptare ishte e ftuar në ‘’Shije shtëpie’’ ku tha se ka dashur gjithmonë të ndërtojë familje por është akoma vetëm pasi gjithmonë është tradhtuar.

“Që nga fëmijëria gjithmonë na kanë edukuar me idenë e një familje, familja është e shenjtë, por duhet të gjendet personi i duhur.

Në momentin që gjendet personi i duhur as nuk të merr kohën as nuk të bëhet pengesë, përkundrazi plotësojnë njëri-tjetrin.

Fakti që unë nuk e kam krijuar është se unë kam qenë në kërkim të vetes. Që unë të kem përshtatshmëri. Ka qenë dhe partneri. Për shembull unë gjithmonë kam qenë e tradhtuar. Kjo ka qenë arsyeja e ndarjes.

Mund edhe ta falja, por ideja është këtu nëse unë nuk e kam krijuar familjen është arsyeja e partnerit. Për mua familja është obligatore, duhet.

Edhe nga shkenca edhe nga fillimi i njerëzimit askush nuk duhet të jetojë vetëm. Por me gjetjen e personit të duhur ai mund të jetë edhe ndihmë“, tha Blerina.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]