fbpx

Blerina Selimaj-Kola i falë shkëlqim të mahnitshëm Arbnora Ademajt në promon e “PFN”

nga Revista Kosovarja

Po vjen edicioni i 18-të i “Prishtina Fashion Nights”, ku me 14 maj do të paraqesin koleksionet e tyre të modës 18 kreatorë.

Prej ditësh gjithandej po flitet pjesëmarrja ekskluzive në këtë edicion të “PFN” e top modeles dhe aktores Arbnora Ademaj.Ish “Miss Kosova”, është parë duke pozuar për fotografin Veton Osmani, teksa po xhirohej edhe promo e eventit të modës, që sivjet për temë ka lulet.

Arbnora Ademaj, bukuroshja që po bën karrierë në kinematografinë turke si aktore, ka shkëlqyer teksa merrte poza si modele, ku me çdo lëvizje dëshmonte profesionalizmin dhe zotësinë në këtë fushë që për vite me radhë ishte më e trofeshmja dhe më e angazhuara.

Bëri përshtypje të veçantë kurimi i Ademajt, grimi dhe flokët që ishin realizuar profesionalisht nga Blerina Selimaj-Kola nga “Ina Beauty”. Pastërti në realizim, freski në portret dhe më në fund grim tamam “high fashion”.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]