fbpx

Blero nuk pranoi të transmetohet emisioni me Afronën por ajo nuk ndalet, ja çfarë bën

nga Revista Kosovarja

Afrona Dika bëri zhurmë kudo nëpër rrjet me podcast-in e saj me ish-in Blero Muharremi, të cilët u ritakuan pas dy vitesh, por në fakt nuk u publikua kurrë.

“Podcasti i shumëpritur duhet të shtyhet për arsye të ndryshme. Nuk ka sekrete, ju keni të drejtë të dini gjithçka” shkroi Afrona në njoftimin e saj.

Siç duket podcast-i u la pezull dhe nuk do të publikohet asnjëherë. Epo kjo s’do të thotë që puna për Afronën nuk do të vazhdojë…

E ftuara e rradhës në podcast-in e saj është këngëtarja Ronela Hajati. “Pas 2 vitesh u takuam përsëri… kur ishim vajza të “reja”, akoma jemi. Një podcast shumë i lezetshëm ju pret. Mezi po pres” ka shkruajtur Afrona.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]