Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Blero përlotet : Më kanë tradhtuar

nga Revista Kosovarja

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Blero Muharremi, i ftuar në emisionin argëtues “S’e luan topi”, ka ndarë me publikun shumë detaje intime nga jeta e tij personale.

Ajo që pritej të ishte një intervistë standarde, u kthye në një udhëtim emocional për Bleron kur stafi i emisionit vendosi të bëjë një surprizë të veçantë duke përdorur pyetje nga podcastet e ish-gruas së tij të dytë, Afrona Dika.

Angazhimi i Afronës në intervistën e Bleros u bë pa dijeninë e tij, ku zëri i saj dhe pyetjet që ajo kishte bërë në podcastet e saj me të ftuar të tjerë u shkëputën dhe u drejtuan drejtpërdrejt te ai. Ky moment i papritur shkaktoi një reagim të fuqishëm emocional tek Blero, i cili u përlot në studio.

Moderatorja e emisionit, kur e pa reagimin e tij, e pyeti për arsyen e dështimeve të shumta në lidhjet e tij sentimentale. Blero, në një moment të hapur dhe të sinqertë, tregoi se beson se rrjetet sociale dhe lakmia janë faktorë të mëdhenj që nxisin tradhtinë. Kur u pyet nga moderatorja nëse ai vetë ka qenë subjekt i tradhtisë, Blero konfirmoi me një “Po, më kanë tradhtuar”.

Moneytizer Paragrafi 4

Më tej, në një pyetje të drejtpërdrejtë nga prezantuesja nëse ai kishte qenë ndonjëherë tradhtar në një lidhje, Blero përgjigjet po ashtu sinqerisht. “Po, edhe unë kam tradhtuar. Por, më e rëndë është kur të tradhtojnë”, u shpreh ai.

Blero përndryshe pak kohë më parë konfirmoi se i kishte dhënë fund lidhjes edhe me të dashurën e tij të tretë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by S’e Luan Topi (@seluantopi)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]