Blerona Zeqiri kohëve të fundit ka bërë ndërhyrje të shumta tek vetja.
Ajo me humbjen e shumë kilogramëve tani duket si person tjetër dhe vështirë të njihet, shkruan “Kosovarja”.
Në fotografitë që ka të postuara në Instagram, moderatorja e njohur befason me dukjen para dhe pas.
Por, si gjithmonë, ajo mbetët e njëjtë për stilin që ka dhe vazhdon të jetë e dalluar në profesionin e saj.