fbpx

Blerta Deliu dhe Donika Kadaj-Bujupi tregojnë si i mbajnë format trupore

nga Revista Kosovarja

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra dhe ish-deputetja, Donika Kadaj-Bujupi, janë mjaftë aktive sa i përket aktivitetit fizik sportiv, shkruan Express.

Sot në një lidhje direkte nga parku i Gërmisë në emisionin “#gjesi në T7”, që të dyja kanë folur rreth aktiviteteve sportive.

Ish-deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi ka treguar se asnjëherë nuk flasin për politikë gjatë vrapimit.

“Edhe në Gërmi, me fol për politike a?, nuk flasim kurrë”, tha ish-deputetja.

Sot në një lidhje direkte nga parku i Gërmisë në emisionin “#gjesi në T7”, që të dyja kanë folur rreth aktiviteteve sportive.

Deputetja nga radhët e PDK-së, tregoi se për shkak të kohës që sot do të ketë seancë, nuk e kanë bërë shtegun e tyre të zakonshëm prej 10 kilometrave.

“Sot e kemi bërë shtegun e ngjitjes që e bëjmë zakonisht, por jemi kthyer pak më shkurt për shkak të kohës që unë kam me shkua në seancë, përndryshe shtegu jonë i përhershëm është 10 kilometra, pothuajse çdo mëngjes”, tha Blerta Deliu-Kodra.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]