fbpx

Blerta Deliu: Nuk fshihet e kaluara që të ndërtohet një e ‘tashme imagjinare’

nga Revista Kosovarja

Kandidatja për deputete nga PDK, Blerta Deliu ka reaguar në lidhje me fshirjen e komunikatave nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ajo ka thënë se të kaluarën e fshijnë vetëm ata që dëshirojnë të manipulojnë të ardhmen.

Postimi i plotë:

Ne jemi krenarë me të kaluarën tonë.

Ajo është historia e lavdishme që formësoi të ardhmen e fëmijëve tanë: lirinë, pavarësinë e shtetndërtimin.

Të kaluarën e fshijnë vetëm ata që dëshirojnë ta manipulojnë të ardhmen!

E fshijnë ata që duan ta ndërtojnë një të ‘tashme imagjinare’ dhe për një grusht votash arratisen nga e kaluara e tyre.

Më 14 shkurt, Kosova voton për të ardhmen që nuk i tutet të kaluarës, por mburret me të.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]