Kandidatja për deputete nga radhët e PDK’së, Blerta Deliu ka vazhduar takimin e saj të radhës me udhëheqësit e ‘Agro Buli ShPK’. ( Arbenita Halimi Beqa dhe me burrin e saj, Bujar Beqën ).
Ata merren me kultivimin e fidaneve të perimeve dhe prodhimin e domates në serë.
Deliu thotë se nga takimi që kishte me ta, ajo çfarë i kishte ngelur në mend kishte qenë ndarja e pronësisë në mënyrë të barabartë tek këta dy.
“Me Hoxhajn kryeministër, do të rritet buxheti për këtë sektor duke përfshirë edhe mbështetjen e drejtpërdrejtë nëpërmjet granteve dhe subvencioneve”, shkruan Deliu
Postimi:
Arbenita Halimi Beqa me burrin e saj, Bujar Beqën, udhëheqin ‘Agro Buli ShPK’. Ata merren me kultivimin e fidaneve të perimeve dhe prodhimin e domates në serë.
Storia e ndërtimit të biznesit të tyre, është një histori interesante. Por, ajo që më ngeli në mend dhe që është shembull, është se si pronësinë e biznesit, e kanë ndarë në mënyrë të barabartë.
Plani i Rimëkëmbjes ka paraparë trajtimin me prioritet të sektorit të bujqësisë. Me Hoxhajn kryeministër, do të rritet buxheti për këtë sektor duke përfshirë edhe mbështetjen e drejtpërdrejtë nëpërmjet granteve dhe subvencioneve.
#pdk134
#EnverHoxhaj1
#BlertaDeliuKodra9