fbpx

Blerta Morina – e lindur për të qenë e suksesshme

nga Revista Kosovarja

Blerta Morina është një nga femrat e suksesshme shqiptare në Zvicër. Është motër medicinale, e cila qe 15 vjet punon në mjekësi të përgjithshme, neonatologji, geriatri dhe psikiatri. Kohëve të fundit ka qenë e angazhuar si trajnere profesionale.

Blerta është aftësuar për kozmetikë medicinale në shumë vende të botës, ku edhe është çertifikuar me diplomë.

“Art of Aesthetic” – klinika estetike më e mirë në Zvicër
Blerta Morina jeton në Zvicër, në kantonin Aargau. Ajo sapo ka hapur klinikën e saj estetike, të quajtur “Art of Aesthetic” në Spreitenbach (Zvicër, kantoni Aargau).
Në këtë klinikë, që bëri hapjen vetëm para disa ditësh, shërben edhe mjeku i kirurgjisë plastike. Në “Art of Aesthetic” ofrohen shërbime të cilësisë së lartë në fushën e kozmetikës medicinale.

Aparatet profesionale me të cilat ofrohen tretmanët janë…
* Thermage FLX bën shtrëngimin e lëkurës, e kthen kohën e lëkurës prapa, e aktivizon kolagjenin dhe elasticitetin e lëkurës.
* Clear & Brilliant i eliminon shenjat në trup, i zvogëlon poret dhe rrudhat.
* Emsculpting rritë muskujt edhe e shkrinë dhjamin.

Gjithashtu, në “Art of Aesthetic” ofrohet kozmetika medicinale…
* Hyaluron Filler, prodhime zvicerane. Kanë linjën për femra dhe meshkuj që qëndron 18 muaj në trup. Është e rëndësishme të ceket se përdoret teknika me kanillë, që e ulë në maksimum intensitetin e dhimbjes, hematomat dhe nuk ka lëndim të nervit pas trajtimit.
* Po-Vergösserung përdoret për zmadhimin e vitheve me hyaluron.
* Botox që qëndron tetë muaj në trup.
* Fett weg Spritzen është injeksion që eliminon dhjamin.
Ndërkohë, në fushën e bukurisë, ofrohen shërbimet: qerpikë, vetulla, ewaxing, thonj dhe laser i qimeve.
Në “Art of Aesthetic” ju mirëpret stafi shumë profesional e me përvojë pune të gjatë.
Siç kuptojmë, fokusi i klinikës është klienti i kënaqur dhe siguria e tij dhe kjo, pa dyshim, ndodh, meqë aty, ndër të tjerash, punohet edhe me produkte kualitative zvicerane dhe me metodat më të reja e efektive.
Dhe, nëse dikush nuk është e kënaqur a i kënaqur me trupin ose pamjen, në përgjjthësi, në klinikë ofrohen konsulta falas.
Në “Art of Aesthetic” thonë se, së fundi, edhe meshkujt janë shumë të interesuar për ndryshime. E mira është se aty i kanë çmimet e ulëta e kualitetin e lartë.

Të gjithë të kënaqur në “Art of Aesthetic”…
Me Blertën folëm edhe për ecurinë e biznesit. Për revistën tonë, “Kosovarja”, thotë se puna po i ecë mirë, madje më mirë se që e ka menduar.
“Gjatë një kohe të shkurtër kam pasur mundësi të njohë shumë njerëz të mrekullueshëm. Klientët e deritashëm janë tejet të kënaqur dhe ky është vlerësim për mua”, thotë, duke treguar se kërkesat më të mëdha, aktualisht, janë të orientuara kah hyualuron filler, botox edhe rritja e muskujve dhe shkrirja e dhjamit, që në klinikën e saj ofrohen si askund tjetër.
Pronarja e “Art of Aesthetic”, Blerta, tutje tregon se kanë shpenzuar shumë kohë, por edhe mjete materiale në gjetjen dhe sigurimin e aparaturës dhe produkteve sa më kualitative.
“Falë ekipit profesional e arritëm qëllimin, i siguruam dhe i kemi në klinikë aparaturat dhe produktet më kualitative. Dhe, klientët po i marrin shërbimet e nivelit më të lartë”, tha ajo.
Blerta Morina tregon se klinika e saj estetike po vizitohet nga mosha të ndryshme…
“Kemi klientë të moshave të ndryshme. Ua bëjmë të mundur çdo klienti të trajtohet individualisht dhe me korrektësinë më të madhe njerëzore dhe profesionale”, shprehet ajo.
Blerta tregon se gjatë organizimit të hapjes së klinikës e ka shndërruar fytyrën e saj në një mjet prove, duke i testuar shumë nga produktet, fillimisht, në vetvete.
“Fytyra ime është maltretuar. Kam provuar shumë produkte dhe së shpejti do të ndryshoj diçka tek vetja, sapo të kem kohë”.

Cila është këngëtarja që do e ndryshonte?
E pyetem edhe me cilën figurë publike do të bashkëpunonte apo do të ndërhynte në pamjen e saj… “Këngëtarja Remzie Osmani gjithmonë më ka pëlqyer. Andaj, kam dëshirë ta ftoj në klinikë dhe t’ia prezantoj trajtimet tona”.
Zonja Morina tregon se në gjithë këtë rrugëtim nuk i ka munguar në asnjë moment përkrahja e familjes.
“Familja është çdo gjë dhe përkrahjen e tyre e kam pasur në çdo moment. Dhe, do të doja të kisha më tepër kohë të kaloja me ta. Së shpejti do të jemi në Itali në pushim një javë dhe më pas bashkëshorti e fëmijët do të vazhdojnë rrugën për në Kosovë. E, unë nuk do jem me ta në Kosovë, shkaku i punës dhe i kërkesave të klienteles”.
Dhe, bisedë pas bisede, më në fund, miqësisht e mbyllëm muhabetin me Blertën, e cila në çdo çast ta konfirmon faktin se është një zonjë dhe profesioniste e rrallë…

Nderim Neziri
Foto: Agron Bajrami

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]