fbpx

Blinken – Kurtit: Plani tre pikësh i BE-së është rruga që duhet ndjekur

nga Revista Kosovarja

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dje ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me situatën e tensionuar në veri të vendit.

Në llogarinë e tij në Twitter, Blinken ka theksuar se plani tre pikësh i Bashkimit Evropian është rruga që duhet ndjekur.

“Sot fola me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të qetësuar situatën në veri të Kosovës dhe për t’u kthyer menjëherë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Plani me tre pika i BE-së është rruga përpara”, ka shkruar Blinken në llogarinë e tij.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]