fbpx

Blinken më i ashpër se kurrë: Kurti nuk i dëgjoi këshillat tona, do të ketë pasoja në marrëdhëniet Kosovë – SHBA

nga Revista Kosovarja

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar më ashpër se kurrë ndaj veprimeve të qeverisë së Kosovës pas tensioneve sot në veri të vendit ku kryetarët e zgjedhur të komunave veriore janë asistuar nga policia e Kosovës për t’u futur në zyrat e tyre pasi janë penguar nga serbët e veriut të mbledhur përpara objekteve.

Në një reagim të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken janë dënuar ashpër veprimet e qeverisë së Kosovës, siç thuhet në komunikatë “për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës”.

Blinken në reagimin e tij thotë se veprimet janë ndërmarrë kundër këshillave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, veprime që ajo ndërmori kundër këshillave të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropiane të Kosovës.”, thotë Blinken në fjalën e tij publike.

Më tutje, Blinken ka thënë se kjo ka minuar përpjekjet e SHBA-ve dhe partnerëve ndërkombëtarë për ndihmën në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të ketë pasoja për marrëdhëniet Kosovë – SHBA.

“Këto veprime kanë përshkallëzuar në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme tensionet, duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të ketë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe me Kosovën.”. tha Blinken.

Ai më tutje i ka bërë thirrje Kurtit të ndryshojë kursin dhe palët të përmbahen nga veprimet e mëtejshme që nxisin konfliktin.

“I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të ndryshojë kursin dhe të gjitha palët të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm që do të ndezë tensionet dhe të nxisë konfliktin”, tha Blinken

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]