fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Bllokohen të gjitha fluturimet në Aeroportin e Tiranës

nga Kosovarja
4 ditë më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Të mërkurën në Shqipëri janë bllokuar të gjitha fluturimet në Aeroportin e Rinasit, deri të enjten në orën 10:00.

Ky bllokim është shkaktuar pas dështimit të negociatave mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë me kompaninë “Albcontroll”, që menaxhon kontrollin e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Shkak i kësaj është greva e 68 kontrollorëve të “Albcontrol”, të cilët protestojnë për kushtet e punës dhe uljen e pagave.

Ministrja Belinda Balluku tha se kjo protestë ka ardhur për shkak se punonjësve u janë ulur të ardhurat gjatë vitit 2020, sepse për shkak të pandemisë janë ulur fluturimet për 57 për qind.

“Albcontrol nuk ka lidhje financiare me shtetin shqiptar dhe në fund të vitit financiar nuk duhet të kenë fitim. Disa prej rrogave arrijnë në 4,440 dollarë, dhe për shkak të uljes së fluturimeve u është ulur në 2,400 dollarë. Kompania nuk ka depozita për t’u dhënë atyre para. Dhe duhet ta kenë të qartë që po punohet me 43 për qind të trafikut ajror. Por, kontrollorët duan të kenë paratë që janë mësuar të kenë sepse është niveli i jetesës që kanë. Pra nëse nuk kanë 4,000 dollarë në dispozicion, stresohen dhe nuk punojnë dot”, tha Balluku.

Ajo bëri të ditur se Albcontrol është e vetmja kompani që ofron këtë shërbim, në kushtet e monopolit. Sipas saj, greva e punëtorëve të kontrollit në aeroport është e jashtëligjshme, pasi nuk mund të ushtrohet në shërbime të rëndësisë jetike.

“A duhet të kapet vendi peng sot nga disa persona që janë të stresuar me pagën 2,490 dollarë dhe nëse nuk ia bëjnë 4,400 dollarë, ata do të mbajnë vendin peng?”, tha ajo.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook, reagoi duke thënë se është i shqetësuar nga gjendja e krijuar dhe se ndërprerja e punës nuk është zgjidhje dhe se siguria e hapësirës ajrore në Republikën e Shqipërisë, është çështje e sigurisë kombëtare.

Ai po ashtu u ka bërë thirrje Qeverisë dhe organeve drejtuese të “Albcontrol” që të vlerësojnë me kujdes kërkesat e kontrollorëve.

“Qeveria dhe Organet Drejtuese të ‘Albcontrol’, duhet të vlerësojnë me seriozitet dhe shumë kujdes kërkesat e kontrollorëve, qëndrimet zyrtare që ATCEUC-Kontrolluesit e Trafikut Ajror dhe Koordinimit të Bashkimit Europian, për gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë, duke iu referuar praktikave më të mira të vendeve fqinje, për trajtimin e kontrollorëve të trafikut ajror në këtë kohë krize globale të shkaktuar nga COVID-19, ku para së gjithash primare duhet të jetë garantimi i sigurisë së fluturimeve në hapësirën ajrore shqiptare”, shkruan presidenti Meta.

Edhe kryeministri shqiptar Edi Rama përmes një postimi në Tëitter tha se “organizatorët do të kallëzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve”.

“Sabotimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës ‘Leshko’ dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat”, tha Rama.

Greva e kontrollorëve të trafikut ajror ka çuar në ndërprerjen e fluturimeve mëngjesin e së mërkurës në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Arsyeja e kësaj proteste është fakti se 68 kontrollorët e “Albcontrol” kanë firmosur deklaratën për paaftësi të përkohshme për punë, pas nisjes së procedurave për shkarkimin e disa kolegëve të tyre.

Ata kërkojnë nënshkrimin e kontratave të reja, transparencë në fonde, qasje në vendimmarrje dhe kthimin në punë të kolegëve.

Vijimi i grevës mund të paralizojë të gjitha fluturimet në Shqipëri.


Etiketa: FluturimetAeroporti i Tiranes

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

36 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës

38 minuta më parë
Aktuale

Ky është shteti me vetëm një të infektuar me Coronavirus

53 minuta më parë
Aktuale

Fjalët e fundit që i kishte thënë Agim Ramadani gruas së tij pak para se të vdiste

2 orë më parë
Aktuale

Sivjet dimri nuk dorëzohet kursesi!

3 orë më parë
Aktuale

Pas mosmarrëveshjes me babain, djali i vë flakën shtëpisë së tij

3 orë më parë
Aktuale

“E paralajmëruam Qeverinë se çka do të ndodhë nëse në Kosovë ka mbyllje e në rajon masa të relaksuara”

3 orë më parë
Postimi tjetër

Albulena Haxhiu shkarkon tre zyrtarë nga Divizioni për Mbrojtje Juridike në Gjykatën Speciale

Kjo është arsyeja pse shumë prindër po lidhin tullumbace rreth krahëve dhe këmbëve të foshnjave të tyre

Kjo zonjë e rëndë nëna e Bleros e vjehrra e Afronës

TË FUNDIT

36 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës

38 minuta më parë

Ky është shteti me vetëm një të infektuar me Coronavirus

53 minuta më parë

“Me inate, s’mbahet shtëpia”!

53 minuta më parë

Shyhrete Behluli e pikëlluar për vdekjen e Shaqir Hotit: “Një nga një po ikin artistët…”

2 orë më parë

​36 vjet nga vdekja e rapsodit Dervish Shaqa

2 orë më parë

Mësojeni si të kurseni para në mënyrën më të thjeshtë

2 orë më parë

MË TË LEXUARAT

Ryva prezanton djalin në ditëlindjen e vajzes

A do të mbahen dasmat këtë vit?

Alban Mehmeti për masat e reja: Bravo…mbi 11,700 persona kaluan kufirin se në Shqipëri e Mal të Zi s’ka virus

Orët e gjata të punës rrisin shanset për një sulm të dytë në zemër

Vuçiqi mohon gjenocidin serb në Kosovë: S’dua ta fyej ambasadorin Schieb, ai tha çfarë mendon Gjermania

Xhensila Myrtezaj feston ditëlindjen

Horoskopi javor 5 – 11 prill 2021

Rama: Albin Kurti po bën fushatë në Shqipëri, unë s’bëj fushatë në Kosovë

Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr dikë me të cilin s’flet prej kohësh?

I mituri në Prishtinë kërcënon familjen me thikë, i dyshuari dërgohet në QKUK

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci