fbpx

Bllokohet autostrada: Dasmorët ndalin veturat dhe hedhin valle

nga Revista Kosovarja

Një grup dasmorësh kanë bllokuar për disa minuta qarkullimin ne autostradën e Laçit.

Në pamjet e siguruara nga Abcnews.al shihet grupi i dasmorëve që kanë ndaluar automjetet dhe kërcejnë në rrugë me shami në duar.

Në mbikalim ndodhet edhe kameramani i cili i filmon ndërsa kërcejnë.

Për disa momente qarkullimi në këtë pjesë të autostradës u bllokua ndërsa në sfond dëgjohen boritë e automjeteve që presin në radhë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]