fbpx

Bogujevci për vrasësin e familjes së saj: U la të bredhë i lirë në Europë

nga Revista Kosovarja

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, ka reaguar pas arrestimit të kriminelit të luftës, Sasha Cvjetan, i cili në Greqi u riarrestua nga DEA amerikane për drogë.

Cvjetan ishte pjesëtar i formacionit paraushtarak “Scorpions”, të cilët u vunë në gjyq në Serbi sepse në mars të vitit 1999 kishin pushkatuar shtatë fëmijë të moshës dy deri në 15 vjeç dhe shtatë gra në Podujevë.

“Kur Saša Cvjetan u dënua për masakrën e familjes sime, ne u pyetëm nëse drejtësia ishte vënë në vend. Përderisa nuk ka kurrë drejtësi kur të masakrohet familja juaj, ne kishim shpresuar që të paktën të nxirren mësime. Fatkeqësisht, siç e kemi parë kjo është larg realitetit”, ka shkruar Bogujevci në Twitter.

Ajo thotë se Cvjetan u dënua me 20 vjet burg, por në vitin 2018 ai u lirua tre vjet e gjysmë para se të përfundonte dënimi për “sjellje të mirë”.

Bogujevci tha se një kriminel i tillë u la i lirë në Europë.

“Tani, ai është arrestuar për më shumë aktivitet kriminal. Një vrasës i fëmijëve është lejuar të bredhë rrugëve të Europës”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]