fbpx

Bojkotimi i seancës, hiqet shiriti që ishte vendosur te pjesa e mediave

nga Revista Kosovarja

Administrata e Kuvendit, e ka hequr shiritin që u kufizonte qasjen medieve në seancë. Krejt kjo pas insistimit të gazetarëve e kameramanëve, duke pohuar se do ta bojkotonin përcjelljen e seancës.

Të enjten Kuvendi është arsyetuar se ka vendosur shiritin për shkaqe sigurie. Na ballkonin e Kuvendit, nga ku mundësohet pamja e plotë e sallës së seancave, janë vendosur rregullisht ekipet e gazetarëve që kanë përcjellë seancat. Ajo është hapësira e vetme nga e cila gazetarët mund t’i përcjellin punimet e Kuvendit.

Shtyrja prapa e ekipeve, kufizon pamjen e plotë të sallës së seancave. Për veprimin e njëjtë gjatë ditës së djeshme, gazetarët bojkotuan seancën./EO

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]