Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Boksieri i njohur e masakroi të dashuren

nga Revista Kosovarja

Boksieri turk Selim Ahmet Kemaloglu, është arrestuar pasi dyshohet se ka masakruar me thikë të dashurën e tij gjatë mbylljes së koronavirusit.

Mediat lokale turke deklarojnë se 26-vjeçari u arrestua të dielën, në qytetin Muglu në provincën jug-perëndimore turke me të njëjtin emër. Kemaloglu thuhet se ka thirrur një ambulancë në shtëpinë e tij pasi e dashura Zeynep Senpinar, 25 vjeç, ishte qëlluar me thikë në gjoks.

Ngjarja ndodhi pas një debati në banesën që çifti kishte gjatë kohës që po kalonin bashkë karantinën. Mjekët shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, por nuk arritën të shpëtojnë jetën e Senpinar.

Trupi i saj iu dorëzua specialistëve të mjekësisë ligjore për analiza paraprake që treguan se një plagë me thikë në kraharor ishte shkaku i vdekjes.

Moneytizer Paragrafi 4

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]