Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ja sa kushtojnë xhinset e Kyliet që u paraqit gjatë karantinës

nga Revista Kosovarja

Kylie Jenner tashmë është femra më e pasur në klanin Kardashian-Jenner dhe miliarderja më e re në botë.

Mbi artikull

Bukuroshja, e cila u zgjodh për të dytën herë si më e reja e pasur në botë, vazhdon të marrë vëmendje me paraqitjen e saj.

Ndërkohë që të gjithë kemi zgjedhur një palë tuta të thjeshta gjatë qëndrimit në shtëpi, kjo nuk vlen edhe për Kylie Jenner.

Moneytizer Paragrafi 4

Edhe pse në karantinë, nëna e një vajze vesh xhinse që kushtojnë plot 15 mijë dollarë apo 13 mijë euro.

Xhinset e saj janë ngjyrë portokalli, të cilat i kombinoi me një palë sytjena të zeza dhe një palë vathë diamanti, që gjithashtu kushtonin plot 50 mijë dollarë.

Sidoqoftë, Kylie ka qenë duke e kaluar një periudhë të mirë të izolimit me vajzën e saj, Stormi, ku krahas shumë aktiviteteve ka qenë tejet aktive edhe në rrjetin e popullarizuar, TikTok.

Ajo është komentuar edhe për një ribashkim me ish-partnerin e saj, reperin Travis Scott, pasi janë parë disa herë së bashku.

Kylie hyri në listën e famshme të miliarderëve në mars të vitit 2019.

Ajo është një prej vetëm 2.095 personave në botë me një pasuri prej dhjetë shifrash.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]