fbpx

Bora shkakton kaos, qytetarët i shtyejnë veturat me duar që të mos aksidentohen

nga Revista Kosovarja

Bora që po vjen gjatë ditës së sotme po shkakton vështirësi të mëdha në komunikacion sidomos në mbrëmje.

Reporteri.net raportoi se autostrada Prishtinë-Prizren është tërësisht e pa pastruar çka përbën rrezik për qytetarët.

Por gjendje e njëjtë po paraqitet edhe në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Reporteri.net ka siguruar një video ku shihet se si është bllokuar rruga me të kaluar Sllatinën, pak pa mbërritur tek Parku i Biznesit.

Në video shihet se si qytetarët janë dalë nga veturat e tyre, dhe i shtynë ato me duar që të mos aksidentohen.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]