Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë padyshim ndër personazhet më të komentuara në mediat rozë dhe çdo veprim i tyre zgjon kureshtjen e fansave.
Pas muajsh thashetheme se dyshja janë kthyer në krahët e njëri-tjetrit, këta zëra ata duket se i kanë përforcuar edhe më shumë me veprimin e fundit që kanë bërë.
Prezantuesja dhe aktori së fundmi kanë nisur të ndiqen në Instagram e që u morë si konfirmim i lidhjes së tyre romantike.
Me një kontrollim në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram mund të shihet që në listën e miqve që ndjekin tashmë kanë edhe njëri-tjetrin.