Ka ndërruar jetë 25-vjeçari Alban Xhemajli, i cili ishte lënduar rëndë në aksidentin e trafikut që ndodhi më 1 gusht në fshatin Raushiq (Ramun) të Pejës.
I riu po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Vdekja e tij u konfirmua rreth orës 01:10 të mëngjesit të 7 gushtit, transmeton Klankosova.tv.
Aksidenti kishte ndodhur pasi drejtuesi i një veture, i moshës 52-vjeçare, dyshohet se kishte kryer një kthim të pasigurt, duke ia ndërprerë rrugën motoçiklistit që po lëvizte në të njëjtin drejtim.
Si pasojë e përplasjes, shtatë persona pësuan lëndime trupore, ndërsa më rëndë u lëndua motoçiklisti, i cili që nga dita e aksidentit ndodhej në gjendje kritike.
Rasti tashmë është rikualifikuar si aksident trafiku me fatalitet, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë duke vazhduar.
