Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Bora Zemani dhe Donald Veshaj shfaqen më të dashuruar se kurrë

nga Revista Kosovarja

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë një nga çiftet komentuar në mediat rozë.

Mbi artikull

Romanca e tyre ka tërhequr vëmendjen e publikut, sidomos pas pjesëmarrjes së Donaldit në Big Brother VIP Albania, ku ai krijoi një lidhje të re brenda shtëpisë së famshme.

Në postimet e fundit në Instagram, Bora, e cila është nënë e një djali të vogël, dhe Donaldi janë shfaqur të pandarë dhe më të afruar se kurrë më parë.

Moneytizer Paragrafi 4

Imazhet dhe videot e publikuara nga moderatorja tregojnë çiftin duke kaluar momente të paharrueshme së bashku, ashtu edhe në shoqërinë e miqve të tyre në një koncert.

Në një nga postimet e fundit, Bora është parë e veshur me një fustan të kuq elegant, që i përshtatet mjaft mirë.

Flokët e saj të stiluar në mënyrë perfekte kompletojnë pamjen e saj tërheqëse. Nga ana tjetër, Donaldi duket po aq i lumtur dhe krenar duke qëndruar pranë saj, duke dëshmuar se dashuria e tyre është më e fortë se kurrë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]