Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Tërmet në Bosnje e Hercegovinë, epiqendra afër Zenicës

nga Revista Kosovarja

Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 3.6 shkallë të Rihterit, ka goditur rajonin e Zenicës në Bosnje e Hercegovinë.

Mbi artikull

Sipas qendrës evropiane sizmologjike EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 17 kilometra në veri të Zenicës në një thellësi prej 9 kilometrash.

Banorët e Zenicës dhe të rajonit përreth kanë ndjerë lëkundjet e tokës, ndërsa deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.

Qytetarëve u është kërkuar të kenë kujdes, dhe u rekomandohet t’i përmbahen masave të sigurisë në rast të ndonjë tërmeti tjetër.

Moneytizer Paragrafi 4

Zenica ndodhet në një zonë sizmologjike aktive, kështu që tërmetet si ky janë relativisht të zakonshme.

Ekspertët kujtojnë se është e rëndësishme të qytetarët të jenë të përgatitur, dhe të dinë se si të veprojnë gjatë dhe pas një tërmeti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]