fbpx

Bora Zemani sqaron videon që u bë virale ku u kap mat me Atdheun

nga Revista Kosovarja

Bora Zemani dhe Atdhe Xharavina ditën e djeshme ishin kryetema e medias rozë, kjo pas publikimit të një video ku dyshja shihen së bashku.

Ata prej kohësh po përfliten për një lidhje dhe kjo video u mor si kapje matt për të vërtetuar se ka diçka mes tyre.

Atdheu ka shprehur hapur simpatinë që ka ndaj Bora Zemanit. Shpesh herë ai është ngacmuar dhe pyetur në lidhje me të apo pyetja më e shpeshtë është: A je në një lidhje me Borën?

Gjë të cilën ai e ka mohuar, madje është shprehur që është i dashuruar momentalisht (pa zbuluar personin në fjalë).

Kryefjala.com ka siguruar një video nga ndjekësit ku shihen Bora dhe Atdheu së bashku. Ata ndodhen në një lokal dhe nga qendrimi duket se janë duke debatuar. Madje Bora duket tejet e acaruar dhe është duke i bërtitur Atdheut. Për çfarë vallë?

Pasi video u bë virale nuk kemi pasur ndonjë reagim nga Atdheu, por vet Bora ka reaguar ditën e sotme.

Përmes një story ajo ka thënë se kjo video është e vjetër dhe është realizuar gjatë turit të ‘’Për’puthen’’ në Shkodër

‘’Meqë më kanë pyetur qoftë në insta qoftë familjarët dhe duan ta sqaroj këtë video.. Video e ‘’kapjes mat’’ është hedhur para 2 muajsh në Youtube dhe prap është komentuar keq por s’kam dashur të reagoj për çdo lajm që del. Por meqë qenka rinxjerrë e shitet si e tanishme po ju them që është bërë gjatë tour-it. Këtu jemi në Shkodër ku kemi ndaluar i gjithë stafi për një drekë. Ndaj boll me këto lajme se u bë bajat’’, ka shkruar Bora.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]