Sezoni i dytë i emisionit “Për’puthen” ka përmbyllur rrugëtimin e tij të gjatë, pas një transmetimi çdo ditë, për 8 muaj me radhë.
Moderatorja Bora Zemani ka folur disa herë për afrimitetin që ka krijuar me konkurrentët, pasi kanë kaluar shumë kohë së bashku.
Ajo është pyetur se cili është “i preferuari i saj”. Pa e menduar gjatë, Bora tha: “Mevlani, ka qenë në emision për aq kohë sa isha unë dhe Arjani, kështu që kemi krijuar afrimitet”.
Ndër të tjera, ajo vlerëson korrektësinë e tij. “Ka qenë shumë korrekt me ne. Aq shumë sa ka qëndruar mund të kishte pasur probleme, por Mevlani është i rregullt“.