Pasi e ka paditur Angelina Jolien për shitjen e aksioneve të saj të Miraval në muajin shkurt, Brad Pitt ka ngritur një tjetër padi për ish-gruan e tij.
Kësaj radhe bëhet fjalë për një akuzë për dëmin që sipas Brad qëllimisht po ia shkakton Angelina në verën e tyre “Chateau Miraval”.
Në dokumentet e reja ligjore të paraqitura në Los Anxhelos, avokatët e Pitt pretendojnë se Angelina Jolie ia shiti aksionet e saj në punishten e verës oligarkut rus Yuri Shefler në një përpjekje për të dëmtuar përfshirjen e Pitt në kompani.
Në këto dokumente të fundit, avokatët e Pitt pretendojnë se “Jolie kërkoi t’i shkaktonte dëm Pitt” dhe pretendojnë se ajo “e dinte dhe synonte që Shefler dhe bashkëpunëtorët e tij do të përpiqeshin të kontrollonin biznesin që Pitt kishte ndërtuar dhe të minonin investimet e Pitt në Miraval”.

(FILES) This file picture dated May 31, 2008 in Le Val, southeastern France, shows an aereal view of the Chateau Miraval, a vineyard estate owned by US actors Brad Pitt and Angelina Jolie. Angelina Jolie and Brad Pitt, one of Hollywood’s most famous and powerful supercouples, were married on August 23, 2014 at the Chateau Miraval in France, People magazine reported Saturday. The celebrity news outlet confirmed the news, first reported by the Associated Press, with multiple sources. The couple’s six children attended the low-key ceremony, People reported. AFP PHOTO MICHEL GANGNEMICHEL GANGNE/AFP/Getty Images
“Vreshti u bë pasion i Pitt dhe një pasion fitimprurës, pasi Miraval, nën drejtimin e Pitt, është rritur në një biznes global shumë milionë dollarësh dhe një nga prodhuesit më të vlerësuar në botë të verës roze,” pohojnë dokumentet. “Jolie, ndërkohë, nuk kontribuoi asgjë në suksesin e Miraval”.
Dokumentet e reja pretendojnë se, që nga marrja e një aksioni në Miraval, Shefler, pronari i SPI Group, një konsorcium ndërkombëtar i shitjes së alkoolit- thuhet se “ka nisur një kontroll armiqësor të biznesit të verës, duke destabilizuar operacionet e Miraval dhe duke kërkuar akses në Miraval informacion konfidencial dhe pronësor në dobi të ndërmarrjes së tij konkurruese. Jolie ndoqi dhe më pas e përfundoi shitjen e supozuar në fshehtësi, duke e mbajtur qëllimisht Pitt në errësirë dhe duke shkelur me vetëdije të drejtat kontraktuale të Pitt,-thuhet në padi.
Sipas padisë së Pitt në shkurt, aktori 58-vjeçar pohoi gjithashtu se sipas kushteve të divorcit të tyre, i cili u finalizua në vitin 2019, çifti kishte një “mirëkuptim të ndërsjellë” që asnjëri prej tyre nuk mund të shiste interesin e tyre në kantina e verës pa pëlqimin e tjetrit.