fbpx

Brenda 6 muajve ngriten 71 aktakuza për dhunë në familjen në Gjakovë

nga Revista Kosovarja

Prokuroria Themelore në Gjakovë, brenda periudhës kohore Janar-Qershor 2021, ka ngritur 71 aktakuza, kundër 71personave, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Përmes një komunikate për media të Prokurorisë Themelore në Gjakovë thuhet se kjo prokurori mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit në punë, transparencës e llogaridhënies.

“Po ashtu është e angazhuar që të kryejë me seriozitet të lartë të gjitha rastet, përfshirë ato që kanë të bëjnë me dhunën në familje”, thuhet tutje në komunikatë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]