Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit, 15 mijë e 862 qytetarë janë vaksinuar kundër virusit Covid-19.
Sipas njoftimit të MSH-së, nga fillimi i pandemisë janë dhënë 780 mijë e 6374 doza të vaksinës.
Ndërkohë, me dozën e dytë janë vaksinuar 261 mijë e 818 qytetarë.
Njoftimi i plotë:
27 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.862 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 780.637 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 261.818 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 12.564 testime, 2.098 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 16 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 1.614 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 111.400.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 25.407.