Pas një mungese të gjatë në rrjetet sociale, Gjon Karrica është rikthyer me një ngjarje të veçantë dhe tepër personale. Këngëtari dhe një nga figurat më të komentuara të “Big Brother VIP Kosova” ka ndarë me ndjekësit e tij momente emocionuese nga pagëzimi i vajzës së tij, Dita.
Në postimet e fundit, Gjoni është shfaqur pranë familjes së tij. Ceremonia e pagëzimit është zhvilluar vetëm më të afërmit dhe miqtë e ngushtë.
Kujtojmë se Gjoni është baba i dy fëmijëve, dhe lajmin se do të bëhej baba për herë të dytë e kishte marrë gjatë kohës sa ishte pjesë e BBVK, një moment që preku jo vetëm atë, por edhe publikun, shkruan “Kosovarja”.
Gjon Karrica, tashmë më shumë se një artist, duket se po e shijon plotësisht rolin e babait, ndërkohë publiku pret rikthimin e tij në ekran.