Shakira dhe Pique vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes edhe pas ndarjes.
Para disa ditësh këngëtarja bashkë me dy djemt e saj u largua përgjithmonë nga Barcelona për të vazhduar jetën në Miami.
Sipas disa raportimeve të mediave, shpërngulja e papritur e saj në Shtetet e Bashkuara mund të ketë ndodhur për faktin se ajo u dëbua nga shtëpia ku jetonte në Barcelonë, pasi mori një letër më 13 mars ku i kërkonte të largohej nga shtëpia para 30 prillit.
Gazetarët nga Mamarazzi, raportuan se shtëpia është në emër të një kompanie administrator i së cilës është Joan Pique, babai i Pique.
Përveç kësaj, lëvizja u bë e mundur sepse babai i saj William Mebarak është në gjendje më të mirë shëndetësore, ndërsa djemtë Milan dhe Sasha do të fillojnë mësimet më 11 prill në shkollën e tyre të re në Shtetet e Bashkuara.
Prona luksoze e vendosur në një nga zonat më ekskluzive të Majamit u ble nga Shakira në vitin 2001 dhe aktualisht vlerësohet të jetë me vlerë më shumë se 17.5 milionë dollarë.