fbpx

Brendi i famshëm Fuji Film tashmë edhe në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Sigurisht që ndër vite keni dëgjuar për Fuji Film, e keni parë logon e kompanisë shpesh dhe është ndër logot më familjare për secilin, pasi e shohim kudo prej shumë kohësh.

Fotografitë me Fuji Film janë një mrekulli dhe kjo dihet. Njerëzit prej shumë vitesh kanë një afeksion me këtë brend të aparatë fotografik tejet cilësor.

Por, a e dini brendi i njohur botëror Fuji Film tashmë ka ardhur edhe në vendin tonë? Është Albaphoto sh.p.k deka Kosovë, kompania që është përfaqësuese legjitime e brendit botëror Fuji Film për Kosovë.

Albaphoto sh.p.k deka Kosovë, operon në tregun e Kosovë që nga shtatori i vitit 2017, ku edhe ka arritur të fitoi klientë të ri të produkteve që posedojnë dhe ti kthejnë klientët e vjetër të paisjeve Fuji Film.

“Klientët tanë janë të kënaqur me kompaninë edhe produktet tona, sepse i kemi produktet më inovative në gamen e fotografisë. Produktet tona më të kërkuara janë INSTAX edhe aparatet digjitale Fuji Film X-series, të cilët janë multifunksional, d.m.th mund të përdoren për foto, video, por kanë edhe filtra të integruar nga prodhuesi që mund të bëhen shkrepje vintage ose thënë ndryshe sikur shkrepja të bëhej aparat me film”.

Ky vit lirisht mund të thuhet se është viti i Fuji Film, pasi ka lansuar në treg disa modele të aparatave profesional, siç janë Fuji Film x-h2s , Fuji Film x-h2 dhe së fundi ka lansuar aparatin më të ri Fuji Film X-T5, i cili është vazhdimësi e games së X-T series, por me një imazh më të fuqishëm me 40MegaPixel, me video 6.2K, me një autofocus shumë më të shpejt. Nga data 17 nëntor gjendet edhe në dyqanin e Fuji Film në Prishtinë.

Lokali gjendet ne Prishtinë në rrugën Tirana, në kompleksin Ramiz Sadiku, por funksionon edhe online, në rrjete sociale ku mund ta gjeni me emrin fujifilmkosove

Instagram fujifilmkosove.

Facebook Fujifilm 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]