Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Britney Spears i vë flakën palestrës së saj gjatë pandemisë

nga Revista Kosovarja

Britney Spears bëri një rrëfim tronditës të mërkurën në Instagram, gjersa ndau me ndjekësit se ajo dogji palestrën e saj në shtëpi pasi la brenda qirinj të ndezur.

Mbi artikull

“Përshëndetje njerëz, unë jam në palestrën time tani. Unë nuk kam qenë këtu që gjashtë muaj sepse kam djegur palestrën time, për fat të keq”, tha Spears, 38-vjeçe. “Unë kisha dy qirinj dhe, po … një gjë çoi tek tjetra dhe unë e dogja atë”.

Duke detajuar incidentin, që ndodhi gjashtë muaj më parë, krijuesja e hitit “Toxic” ka shkruar,“Unë eca përtej derës së palestrës dhe flakët filluan. Falë Zotit alarmi u ndez pas kësaj dhe askush nuk u lëndua”.

Moneytizer Paragrafi 4

“Për fat të keq tani kam vetëm dy pjesë të pajisjeve dhe një pasqyrë të njëanshme. Por mund të jetë shumë më keq, kështu që jam mirënjohëse”.

Ajo e mbaroi postimin duke shtuar, “Gjithsesi më pëlqen të punoj më mirë jashtë”.

Të gjitha lajmet nga Britney Spears
Pasi e sqaroi të gjithë ngjarjen, Spears u tregoi fansave një rutinë stërvitjeje.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Britney ka shkaktuar zjarr. Para shumë viteve, këngëtarja i vuri zjarrin një pjese të apartamentit në New York, pasi kishte lënë një qiri ndezur.

https://www.instagram.com/p/B_QaMqOAYkY/?utm_source=ig_embed

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]