fbpx

Britney Spears shkëlqeu si nuse në fustanin e punuar nga Donatella Versace

nga Revista Kosovarja

Mbretëresha e muzikës pop, Britney Spears dhe partneri i saj, trajneri i fitnesit, Sam Asghari, janë martuar.

Çifti u martua të enjten, më 9 qershor në një ceremoni në shtëpinë e tyre në Thousand Oaks në Los Angeles.

Këngëtarja është takuar me aktorin në tetor të vitit 2016 gjatë xhirimeve të projektit të saj muzikor “Slumber Party”.

Biondja zyrtarizoi lidhjen në rrjete sociale në fund të vitit 2017, gjersa ata u fejuan në shtator të vitit 2021.

Për ditën e veçantë, Britney zgjodhi një fustan të bardhë Versace të punuar nga ikona e modës, Donatella Versace.

Shkëlqimi i nuses u rrit më tej me bizhuteritë që peshonin 62 karat dhe ishin të gjitha nga Stephanie Gottlieb.

Të porsamartuarit u larguan në orën 22:15 me një Rolls Royce. Në momentin që po largoheshin, të ftuarit rrethuan makinën e tyre me xixëllonja.

Kjo vlen të ceket se është martesa e tretë e Britney, pas asaj me Jason dhe Kevin.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]