Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Brokoli me parmezan: Një recetë që do ta pëlqeni shumë

nga Revista Kosovarja

Shërbejeni këtë pjatë të shkëlqyeshme me mish pule ose mish skare.

Mbi artikull

Përbërësit:

– 1 brokoli;
– 2 thelpinj hudhre;
– 2 lugë vaj ulliri;
– 100 g parmezan;
– kripë;
– piper;
– 2 lugë thërrime buke.

Moneytizer Paragrafi 4

Përgatitja:

Ngroheni furrën në 200 gradë. Priteni brokolin në copa të vogla dhe zhytni në ujin tashmë të vluar në të cilin keni vendosur hudhrën.

Pasi t’i keni futur në ujë të nxehtë (1 minutë) brokolin, kullojeni dhe vendoseni në një enë qeramike.

Qitni sipër vaj ulliri dhe thërrime buke, parmezan, kripë dhe piper.

Vendoseni në një tepsi të nxehur dhe grijeni edhe pak parmezan dhe qitni sipër thërrime buke për ta ruajtur brokoli freskinë më gjatë.

Piqeni derisa të marrë ngjyrë artë.

Ju bëftë mirë!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]