Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Hoxhaj: Vjosa Osmani është përçarëse, PDK nuk e voton për presidente

nga Revista Kosovarja

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka përsëritur se PDK nuk do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente.

Mbi artikull

Hoxhaj tha se qëndrimi apo mosqëndrimi në sallë në momentin e votimit për president është “pa kurrfarë vlere”.

“Te çështja e zgjedhjes së zonjës Osmani si presidente e mundshme e ardhshme, qëndrimi i PDK-së është super i qartë, ne nuk e mbështesim kandidaturën e saj, nuk votojmë për të, nuk marrim pjesë në votim, qëndrimi apo mosqëndrimi në sallë janë të natyrës teknike. Kemi pasur debat të gjatë në PDK, është temë e mbyllur. A qëndron apo nuk qëndron në sallë nuk ka kurrfarë vlere. Kandidatura e zonjës Osmani është e papranueshme, nuk e reflekton vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Ka qenë figurë më shumë përçarëse në raport me qytetarët e Kosovës, në raport me ish-subjektin e saj që e ka shndërruar në viktimë të këtyre zgjedhjeve”, tha ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]